India shfrytëzon krizën e madhe ruse, do t’ia blejë naftën me “çmim përtoke”

India pritet të pranojë ofertën ruse për të blerë naftën e saj të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të zbritura, kanë thënë dy zyrtarë indianë.

Rusia po përballet me sanksione të rënda perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë disa banka që janë ndaluar nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift, raporton Reuters.

India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje Reuters thotë se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë.

Një zyrtar i thotë agjencisë së lajmeve se ata ishin të lumtur të merrnin mallrat me zbritje dhe siaps tij, India nuk shqetësohet për përfshirje në sanksione.

Go to TOP