Ilir Ferati merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Istogut

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Istogut, Ilir Ferati nga kryetari i deritanishëm, Haki Rugova.

Ish-Kryetari Rugova , e uroi pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të komunës. Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e re si Kryetar i Komunës së Istogut.

“Çdo fillim është i vështirë mirëpo unë jam i sigurt që ju do të tejkaloni çdo pengesë”, tha nder të tjera ish –Kryetari Rugova.

Ndërkaq, Kryetari i ri i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, falënderoj kryetarin Rugova për pritjen që i është bërë si mik i familjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i babait të tij.

“Dua të ju falënderoj edhe për punën e bërë deri më sot për qytetarët e Komunës së Istogut sepse fal punës suaj dhe angazhimit tuaj ne do ta kemi me të lehtë të qeverisim si dhe u shpreh se do të angazhohet fuqishëm për ndryshime pozitive në komunë”.

Go to TOP