Kosova

Nura i kërkon drejtorit të Policisë që ta rikthejnë togerin e stacionit policor në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, përmes të cilës i kërkohet rikthimi i togerit Basri Durmishit në krye të stacionit policor në këtë komunë.

“Me qëllim të informimit të drejtë, në bazë të autorizimeve ligjore dhe përgjegjësive si Kryetar i Komunës së Skenderajt, dje me datë 07.12.2021, i kam dërguar një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z.Samedin Mehmeti, ku kam kërkuar shfuqizimin e vendimit për caktimin e u.d. së komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj, dhe rrjedhimisht kthimin e togerit Basri Durmishi në krye të institucionit të sigurisë”, ka shkruar Nura.

I pari i Skenderajt e ka konsideruar hap të nevojshëm e të arsyeshëm, “duke marrë për bazë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin” e Durmishit sa ka qenë në krye të Stacionit Policor në Skenderaj.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, Basri Durmishi është larguar nga detyra e tij.

Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Për këtë pozitë u emërua Muhamet Kajtazi.

Shfaq më shumë