Iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet personi që goditi me veturë prokuroren në Pejë

Gjatë ditës u njoftua se në Pejë një veturë e ka goditur një prokurore të Prokurorisë Themelore atje, dhe që i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa pak më herët u njoftua se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Përveç kësaj, njoftohet se i dyshuari është ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është arrestuar personi i dyshuar, i njëjti është ndaluar 48 orë me urdhër të prokurorit”, ka thënë Nikçi.

Go to TOP