Ikja nga qortimimi

Shkruan: Albert Prenkaj

Në studimet e psikologjisë së fëmiut, në shumë raste, sa herë që qortohe, apo e humb garën me fëmijët më të mëdhenj, ata fshihen në një skutë të errët, apo pas kaçubave për të forcuar egon, apo për t’a vënë në harresë fajin apo humbjen e vogël fëmijërore.

Plani i daljes në ambasada për të festuar Ditën e Pavarësisë të cilën në thelb e kontestojnë si ide, por e manipulojnë për nevoja polizike, është një show i radhës së këtij regjimi.

Është kjo ikje nga kori diplomatik në Prishtinë i cili është kritik, i ashpër dhe i paduruesheëm për turistët, sepse për këta vizitorë nëpër ambasadat e shtetit që e kontestojnë si projekt të përkohshëm, është me rëndësi të ndiehen sovran para trupit diplomatik në Londër apo Vjenë e Strasburg, si dhe në pozimet me diasporen që vie në Kosovë dy javë dy tre herë gjatë vitit.

Kjo ikje nga temat e vetkrijuara mbi të gjitha është ulje e nivelit shtetërorë që në këto manifestime nuk janë të ftuar homologët e tyre. Po të ishin do ti postonin fotografitë e shkrepura me ta.

Për tu dhimbsur janë artistët që duan të nderojnë vendin e tyre duke u përpjekur të ofrojnë nivel të lartë artistik si shembuj para trupit diplomatik të akredituar atje. Por, fatkeqësisht, japin një përshtypje të atyre artistëve që nëna parti i baltosë për nevoja krejt propagandiste. Dhe arti në shërbim të propagandës zbehet, bie nën hije të figurës kryesore politike të ngjarjes. Posaçërisht kur kjo figurë politike nën ndriçim të mjeteve filmuese e fotografike ofron mirënjohje sporadike.

Pas koncerteve nëpër ambadada e konsulata, protagonistët e marrjes së kritikave me ego të ledhatuar nga zelotët e diaspores, kthehen me krekosje. Por problemet e shkaktuara mbeten kujdestare për t’i trajtuar e mbase edhe për t’i zgjedhur.

Go to TOP