Rikthehet “Connect-liga Regjionale Ballkanike” e pingpongut për të rinj

Pas disa vitesh ndërprerjeje, rikthehet |CONNECT-Liga Regjionale Ballkanike” e pingpongut për të rinj. Në kuadër të saj marrin pjesë lojtarët e rinj të katër shteteve: Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Të rinjtë e katër shteteve, do të garojnë të individualisht dhe në ekipe, në tri kategori: U 11, U13 dhe U15. Garat ekipore zhvillohen sipas sistemit miks, ku secili shtet përfaqësohet me nga dy garues, një femër dhe një mashkull, të cilët garojnë në një ndeshje çift i përzier, dhe nga një ndeshje individuale për meshkuj dhe një për femra. Garat individuale zhvillohen sipas sistemit Round-Robin.

Nikoqire e kësaj gare, sikur edhe në edicionin e fundit, do të jetë Kosova, për ti lënë radhën pastaj Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Garat do të mbahen të shtunën (nga ora 15.30) dhe të dielën (nga ora 10) më 11 dhe 12 Maj, në Palestrën e pingpongut të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP