Hristijan Mickoski dhe Arben Travari duan Gjykatë Speciale kundër UÇK -së dhe Ali Ahmetit

Shkruan: Behxhet Sh ShALA

Kosova, si model shpërfytyrimi njerëzor, kombëtar dhe moral : Themeluesit dhe udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare sikur edhe të institucioneve kryesore pasi e shpallën pavarësinë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi si dhe bashkëluftëtarët e tyre që u dënuan nga Gjykata Speciale Raciste në Hagë, po mbahen për më shumë se katër vite në burg në një gjykim të padrejtë dhe terrorizues.

Nisma dhe kontributi kryesor ishte nga Serbia që instrumentalizuan përmes korrupsionit një senator zviceran, tash duke kaluar Rrathët e Ferrit të Dantes, pa mundësi të gjejë një rrugë dalëse.

Përveç Rusisë dhe Serbisë, për arrestimin e tyre kontribuuan dhe politikanë antikombëtarë kosovarë që aktualisht qeverisin në Kosovë sikur edhe politikanë të opozitës aktuale përmes dërgimit të dosjeve shpifëse, përgatitjes së dëshmitarëve të mbrojtur dhe pakësimit të mjeteve financiare për sigurimin e një mbrojtjeje profesionale dhe efektive.

Të poshtër, pa asnjë dyshim janë! Ka pasur intervista dhe deklarata publike se si kanë dorëzuar dosje me materiale shpifëse që aspak nuk dallojnë nga ato të Serbisë. U krijua presedani që po përdoret edhe nga vendet tjera përkatësisht nga Maqedonia e Veriut.

Kryeudhëheqësi i komitave të VMRO- së, ndryshe kandidati kryesor për KM të ardhshëm, Hristijan Mickoski, në fushatën zgjedhore, skajshmërisht të helmuar me nacionalizëm dhe shovinizëm antishqiptar kërkoi formimin e një Gjykate Speciale që do ta gjykonte Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, luftën çlirimtare të vitit 2021 dhe udhëheqësin politik dhe ushtarak të kësaj lufte dhe asaj në Kosovë, aktualisht udhëheqës i BDI – së, Ali Ahmeti. Euforia shoviniste u përhapë si rrathët koncentrikë te komitat e VMRO dhe dishepujt e Nikola Gruevskit, por nuk u kundërshtua fare as nga opozita “shqiptare” përkatësisht nga humbësi i zgjedhjeve presidenciale, Arben Travari dhe hije- nat e tij, Bilall Kasëm Erdogani, Afrim Largim Gashi dhe kandidati pa k..e politike dhe kombëtare, Bekim Koqja, këshilltar për aktivitet kundërshqiptar i KM të Kosovës, Albin Zajebnicë Kurti.

VMRO, me urrejtje dhe shovinizëm kundërshqiptar vetëm sa e rritë numrin e votave si dhe siguron rikthimin e Rusisë dhe Serbisë në Maqedoni të Veriut të cilën presidentja e ardhshme Silanovka e quan vetëm Maqedoni, pa mbiemrin e Veriut me shpresë se në këtë Maqedoni do të përfshihet edhe ajo e Epirit ndonëse është pjesë integrale e Greqisë.

Ky farë binomi shovinist, Mickoski- Silanoska është përcaktuar për partner të koalicionit S’VLEN- in që realisht udhëhiqet nga Albin Kurti, me desh të tredhur, Arben Travarin, Afrim Gashin, Bilall Kasëmin dhe Vekim K…n. Ju kujtohet, lexues të nderuar se Arven Travari dha një zotim publik se do të jep dorëheqje nëse i humbë zgjedhjet.

Zotimi publik u transformua në gënjeshtër publike, i humbi zgjedhjet nga Bujar Osmani dhe nuk dha dorëheqje. Prostitucion moral dhe politik.

Albin Kurti duket se i bëri llogaritë gabim; duke përkrahur Travarin, rrëshqiti në batakun shovinist të Mickoskit ! Edhe kombëtar, edhe kundër UÇK – së në prehërin VMRO -së, në emër të bashkimit kombëtar, nuk shkon.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë kaluar Rubikonin e frikës, nuk kthehen prapa dhe nuk i nënshtrohen Mickoskit. Lirinë e kanë paguar me shumë vuajtje, gjak dhe viktima, e dinë peshën e lirisë gjë që nuk mund të thuhet për Arben Travarin, Bekim K…n, Afrim Gashin dhe Bilallin sikur edhe për trutharët e Vetëvendosjes, të dal nga ngjizja kombëtare dhe politike, jugosllave dhe serbe, bijë të milicëve të Serbisë, mbetje të ambasadorëve të Jugosllavisë, pasues të Rankoviqit dhe nostalgjikë të Sllobodan Millosheviqit. Fatosa të Arkanit dhe rekrutë të Kapetan Draganit që sot shiten si analistë të mediave në Kosovë, bashibozukë kundër Shqipërisë dhe mercenarë ideologjikë të Maqedonisë.

Sot në mesin e shqiptarëve mercenarizmi është i theksuar në Luginë të Preshevës me tendencë metastazimi edhe në Maqedoni të Veriut, atje si rrogëtarë të Vuçiqit, në Maqedoni të Veriut si rrogëtarë të Mickoskit. Në të dyja rastet del se skenarin e ka bërë, pa asnjë nevojë apo arsye logjike, KM i Kosovës, Albin Kurti. Sa më parë dhe sa më shpejtë të tërhiqet Albini nga ky batak, do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e tij politik dhe kombëtar nëse ka mbetur diçka nga këto për të shpëtuar !

Le ta harrojnë Mickoski, Travari dhe Koqja Gjykatën Speciale kundër UÇK dhe Ali Ahmetit nëse duan ekzistencën e territorit të quajtur Maqedoni e Veriut. Le të garojë Mickoski se do të bëjë qeveri në kundërshtim me vullnetin dhe votën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke instrumentalizuar disa rrogëtarë të çastit. Votat e vendosin për koalicionin dhe mënyrën e qeverisjes, jo urrejtja dhe shovinizmi, qoftë ai i Shkupit apo i Prishtinës. Le të vendosin me votën e lirë vet shqiptarët e jo përmes dhunimit apo korruptimit të vullnetit të tyre. Maqedonia e Veriut është në udhëkryq, rruga e përparimit drejtë Evropës apo rruga e errësirës drejt Beogradit dhe Moskës ! Ta respektojmë lirinë, vullnetin dhe sovranitetin e tjetrit nëse i duam këto vlera për vete. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë pësuar shumë për të mos i nxjerrin mësimet e duhura. Kam shumë besim se do ta bëjnë gjënë e duhur!

Go to TOP