Sulmohet fizikisht një infermier në QKUK

Një infermier i Onkologjisë është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, ka reaguar ndaj sulmit duke e dënuar ashpër atë.

Sipas kësaj sindikate, sulme të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë shqetësuese dhe të papranueshme.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen, duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Kjo sindikatë ka ftuar QKUK-n të rrisë kapacitetet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësorë në vendet e tyre të punës, ndërsa nga organet kompetente ka kërkuar që të zbardhin rastin dhe “kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më”.

Infermieri thuhet të jetë goditur në fytyrë nga dy personat. Sulmi ndaj tij ka ndodhur derisa pacienti ka kërkuar trajtim në repart, duke mos qenë i shtrirë aty.

Go to TOP