Ibra var këpucët, nuk harron Raiolan

Zlatan Ibrahimovic, pas ndeshjes së fundit të sezonit të Milanit, atë që e fitoi 3-1 ndaj Veronës, i dha lamtumirën futbollit. Dhe këtë e bëri pa i fshehur emocionet. Vendimi i tij befasoi shumë njerëz, por që siç shpjegoi vetë kampioni suedez, në fakt ishte marrë disa kohë më parë.

Në mbrëmjen e lamtumirës, në “San Siro”, Ibra foli për të tashmen, të ardhmen dhe gjithashtu të kaluarën e tij. Gjithashtu donte të rezervonte një mendim për një njeri, pa të cilin karriera e tij nuk do të kishte qenë e njëjta: Mino Raiola.

“Çdo gjë që kam bërë e kam bërë me Minon, edhe jashtë futbollit. Nuk kisha njeri pranë, isha vetëm. Unë jam shumë privat me gjërat e mia, por i kam ndarë me Minon”.

Marrëdhënia mes Mino Raiolës dhe Ibrahimovicit ishte shumë e gjatë dhe e pandryshkshme, e lindur kur suedezi ishte ende një sulmues shumë i ri tek Ajax. Ajo marrëdhënie shumë njerëzore dhe miqësore u ndërpre vetëm nga vdekja e vetë ish-agjentit të mirënjohur të futbollit, Raiolës, në prill 2022.

Ibra shpjegoi se nëse agjenti i tij do të kishte qenë ende gjallë, do të kishte vazhduar të luante. Këtë konfirmim e bëri me një shaka:

“Me tragjedinë e tij nuk ishte kurrë njësoj. Nëse do të ishte për të, unë do të vazhdoja të luaja, edhe sepse ai do të kishte kërkuar komisionin. Më fal Mino, por kjo është e vërteta”.

Ibacadabra kishte filluar në grupmoshat e Malmos të Suedisë, mirëpo ndër vite ka bërë karrierë nëpër shumë skuadra të mëdha si Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Manchester United e PSG, teksa për dy vite kishte luajtur edhe në Los Angeles Galaxy,

Go to TOP