I shoqëruar me Lutfi Hazirin, Bajram Gecaj i përgjigjet Paris Gurit: LDK, dje sot e përherë

Përplasjet brenda LDK-së pas rezultatit që prodhuan zgjedhjet e 7 qershorit, kanë vazhduar. 

Bajram Gecaj i cili kërkoi publikisht që kreu i partisë, Lumir Abdixhiku të marrë përgjegjësi dhe të ofroj dorëheqjen, mori reagime nga krahu i Abdixhikut.

Ishte deputeti i zgjedhur, Paris Guri, i cili i ka dalë në mbrojtje Abdixhikut duke thënë se kritikat po vijnë nga ata që gjatë fushatës nuk  u panë në terren duke punuar për ngritjen e LDK-së.

E Gecaj i është kundërpërgjigjur Gurit me një fotografi me nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, dje, sot, nesër e përherë”, ka shkruar Gecaj sipër fotografisë.

Go to TOP