I nxehti afrikan, Kosova përballet me temperatura të larta në javën tjetër

Një javë e nxehtë po parashikohet të përfshijë Kosovën ditëve në vijim.

Kjo situatë vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore.

Këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut.

Ky fenomen meteorologjik shfaqet shpesh gjatë muajve të verës dhe zakonisht shoqërohet me rritje ekstreme të temperaturave, ulje të ndjeshme të reshjeve, si dhe rrezik të shtuar për thatësirë dhe zjarre në zona pyjore dhe fusha bujqësore. Temperaturat mund të tejkalojnë lehtësisht vlerat mesatare sezonale, duke shkaktuar valë të nxehti që ndikojnë negativisht në shëndetin publik.

Sipas IMHK indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohet ekspozimi në rrezet të diellit sidomos personat në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale: 13 – 16°C
Temperaturat maksimale: 33 – 38°C
Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme

E martë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.
Temperaturat minimale: 14 – 17°C
Temperaturat maksimale: 32 – 36°C
Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.
Temperaturat minimale: 13 – 19°C
Temperaturat maksimale: 32-37°C
Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
Temperaturat minimale: 14 – 19°C
Temperaturat maksimale: 34– 38°C
Era: nga verilindja, 1–5 m/s

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara.

Temperaturat minimale: 15 – 20°C
Temperaturat maksimale: 35-39°C
Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.


Go to TOP