I jepet lamtumira ish-eprorit të UÇK-së, Musë Krasniqit

Në Memorialin e dëshmorëve të kombit në Gllogjan, me nderimet më të larta ushtarake e qytetare iu dha lamtumira e fundit, ish-eprorit të lartë të UÇK-së, Musë Krasniqi.

Musë Krasniqi do të kujtohet si mësues i devotshëm, veprimtar e atdhetar i përkushtuar, i cili gjatë gjithë jetës së tij i shërbeu atdheut dhe lirisë së tij, u tha në ceremoninë e varrimit.

Edhe në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Junikut dhe shoqatat e dala nga lufta, është vlerësuar lartë kontributi atdhetar i Kolonel Krasniqit, si ushtar i celulave të para të UÇK-së dhe veteran i arsimit.

Musë Krasniqi, para se gjithash do të kujtohet si mësues i devotshëm, veprimtar e atdhetar i përkushtuar i cili gjatë gjithë jetës së tij i shërbej atdheut dhe lirisë së tij.

Go to TOP