I frikësuar dhe nën masa sigurie, Putin shmang avionët dhe udhëton me trena të blinduar
Vladimir Putin po udhëton gjithnjë e më shumë brenda një treni të blinduar pasi ka frikë nga përdorimi i avionëve, ka thënë një reporter investigativ.
Presidenti rus është “i frikësuar” dhe beson se avionët e tij privatë mund të gjurmohen ose të rrëzohen nga NATO ose Ukraina, tha Ilya Rozhdestvensky nga “Dossier Center”.
Duke folur për “CNN”, Rozhdestvensky tha se presidenti rus beson se treni i blinduar është një “mënyrë më e sigurt për të udhëtuar” dhe se “askush nuk do ta dijë se ku po shkon”.
Treni është aq i rëndë sa që i duhen tre lokomotiva për ta tërhequr dhe ka pajisje speciale për komunikime të sigurta.
Është e paqartë nëse presidenti do të përdorë trenin për të udhëtuar në Minsk më vonë sot – megjithëse opsionet e transportit publik tregojnë se duhen rreth shtatë orë për të udhëtuar midis kryeqyteteve ruse dhe Bjellorusisë.
