I dyshuari për vrasjen e dyfishtë po trajtohet në QKUK, drejtori i Emergjencës jep detaje

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë disa detaje rreth trajtimit të të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë dje në fshatin Gollubovc të Malishevës.

“Rreth orës 8 e 30 përafërsisht kemi pranuar një pacient mashkull, i sjellur nga Policia e Kosovës, i lindur më 1984, me plagë nga arma. Deri tani janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme në qendrën Emergjente. Pas ekzamnimieve dhe konsultave adekuate, pacienti është transferuar në Kirurgjinë Abdominale”, ka thënë Syla për mediat.

Go to TOP