Ikën Giroud, vjen ylli i Leipzig

AC Milan raportohet se ka vendosur për qendërsulmuesin e ardhshëm.

Ai është Benjamin Sesko i Leipzig-ut. Sulmues slloven i lindur në vitin 2003 tashmë është një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet evropiane.

‘Rossonerët’ janë në kërkim të pasuesit të Giroud, i cili sipas medieve italiane, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘San Siro’.

Sesko thuhet se është objektiv i Milanit. Klauzola e sllovenit është 50 milionë euro, por falë performancës së mirë të lojtarit, sidomos në pesë ndeshjet e fundit, ku ai ka shënuar gola, kartoni i tij thuhet se mund të shkojë deri në 75 milionë euro.

Drejtuesit e Milanit mësohet se shumë shpejt do të nisin negociatat me Lepizing për transferimin e sllovenit në qytetin e Modës.

Go to TOP