Zhegrova sërish gjen golin, i shënon Lyonit

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova sërish gjen golin në elitën e futbollit francez.

Zhegrova në minutën e 37 ka shënuar gol duke ngritur epërsinë e Lillës në 2-0 ndaj Lyonit.

Lille dhe Lyon po luajnë në kuadër të Ligue 1.

Ky është goli i gjashtë këtë sezon në Ligue 1 për Zhegrovën, që ka edhe gjashtë asiste, statistika këto që kanë bërë që Lille të renditet në vendin e tretë dhe është shumë afër ta sigurojë një vend në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Go to TOP