Guardiola përjashton mundësinë e rikthimit në Bayern Munich

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë për një rikthim të mundshëm në Bayern Munich këtë verë.

“Pep ka FC Bayern në zemrën e tij, por ai nuk dëshiron të largohet nga Manchester City këtë verë”, thanë përfaqësuesit e Guardiolës për Sky Germany.

“Ai është shumë i lumtur [në City] dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Një rikthim në FC Bayern nuk është një opsion”, shtuan ata.

Guardiola mund të fitojë titullin e tij të gjashtë në Premierligë këtë sezon nëse skuadra e tij e mposht Arsenalin, shkruan Onefootball.com

Go to TOP