Allegri në telashe, mbrojtësi titullar rrezikon finalen e Kupës

Lajme të këqija për Juventusin. Mbrojtësi brazilian Danilo ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është në dyshim të fortë për finalen e Kupës së Italisë, e planifikuar për mbrëmjen e 15 majit në “Olimpico” të Romës.

Lajmin për dëmtimin e Danilos e ka dhënë vetë klubi bardhezi, që konfirmon se braziliani nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Salernitanës.

Mjekët e klubit bardhezi po bëjnë maksimumin për të rikuperuar Danilon për sfidën e 15 majit, ku Juventusi do të kërkojë triumfin ndaj Atalantës, për të shpëtuar sezonin me një trofe të fituar.

Go to TOP