I akuzuari për grabitje dënohet me 5 vjet burgim dhe 1.000 euro gjobë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. A për veprat penale të grabitjes.

Sipas një njoftimi për media, i akuzuari i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur

“I akuzuari më datë 14.01.2022, në ora 20:41 minuta, në rrugën “Avdulla Presheva”, respektivisht në Marketin “Bum”, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, thuhet se rasti tjetër më datë 20.01.2022, në ora ora 19:24, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në Marketin “Molla Express”,  në Gjilan, i pandehuri i kamufluar me një kapelë, maskë, dorëza në duar hynë në market dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikë ndaj arkëtares ka arritur të grabis nga arka shumën prej 600 Euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Siç thuhet në raport, me këto veprime, i akuzuari ka kryer dy vepra penale të grabitjes, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarit i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) Euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Go to TOP