Hyri ilegalisht në Kosovë dhe rrahu një person, arrestohet shtetasi serb

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Leposaviq nën dyshimin se ishte i përfshirë me një person tjetër në një rrahje.

Sipas raportit të policisë viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari në fjalë para disa ditësh ishte futur kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Leposaviq, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Leposaviq 18.05.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura pasi që është përfshirë në një rast rrahje ku së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar, i kanë shkaktuar lëndime viktimës mashkull kosovar dhe po ashtu dyshohet, se i dyshuari para disa ditësh është futur kundërligjshëm në territorin e RKS-së. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF-Leposaviq, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet një njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP