Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon e më pas liron të dyshuarit

Katër kosovarë që po udhëtonin me automjetin me targa të huaja, janë ndaluar mbrëmë nga autoritetet në Zveçan, për hyrje nga Serbia në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.

”Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë”, konfirmon raporti policor, transmeton klankosova.tv.

”I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”.

”Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Go to TOP