Humbja e papritur, hetimet nisin pas vdekjes së të miturit

Në fshatin Reçan të Prizrenit, më 28 nëntor 2025 rreth orës 20:30, është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar, i mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, trupi i tij është gjetur nga familjarët.

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. 


Go to TOP