Humb jetën një person dhe katër të tjerë lëndohen në aksident në Nabërgjan
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në fshatin Nabërgjan të Pejёs. Rasti ka ndodhur sot në orën 12:55, njofton policia.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës Pezho (i dyshuar) gjatë përball-kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjes, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa katër tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve njëri nga të lënduarit është dёrguar nё QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë. /Kosova.info/
