Hoxhaj: Rëndësia e anëtarësimit në NATO, e barabartë me pavarësinë e 2008-s

Një delegacion deputetësh nga Mbretëria e Bashkuar janë pritur sot në Kuvendin e Kosovës nga Enver Hoxhaj që është nënkryetar i Kuvendit nga PDK-ja.

Ish-ministri i Jashtëm, Hoxhaj ka treguar për temat që bisedoi me parlamentarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është i rëndësisë së barabartë me pavarësinë e Kosovës, më 2008.

 “Në një botë të ndryshimit tektonik gjeopolitik, të kërcënimeve të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në NATO, është i rëndësisë së barabartë me pavarësinë e Kosovës, më 2008-ën. Prioriteti më i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar, në raport me Kosovën dhe Ballkanin, duhet të jetë përmbyllja e shtetndërtimit të Kosovës, duke e mbështetur anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare, nga OKB deri në Këshill të Evropës, dhe një partneritet më i ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar – ishin këto temat e takimit me delegacionin e deputetëve britanikë”, ka treguar Hoxhaj. /Kosova.info/


Go to TOP