Hoxhaj: Moszgjedhja e Përlaskajt deputete në Kroaci, shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për moszgjedhjen e Ermina Lekaj Përlaskajt si deputete e Kuvendit të Kroacisë, e cila për vite me radhë mbante këtë pozitë atje.
Nënkryetari i Kuvendit përmes një postimi në Facebook, tha se Përlaskaj ishte zëri, guximi dhe vendosmëria e gjithë shqiptarëve në Kuvendin e Kroacisë.
Hoxhaj shtoi se moszgjedhja e saj është shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve, që sipas tij, ka pikënisjen në Prishtinë dhe Gostivar.
“Ermina Lekaj Perlaskaj ishte zëri, guximi dhe vendosmëria e gjithë shqiptarëve në Kuvendin e Kroacisë, ndërsa moszgjedhja e saj është shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve, me pikënisjen në Prishtinë dhe Gostivar!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka ndarë një fotografi me Përlaskajn.