Hovenier takon Igumenin Sava Janjic: Ia ripohova mbështetjen e ShBA-së për një Kosovë sovrane dhe multi-etnike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar Manastirin e Deçanit ku është takuar me Igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq.

Hovenier ka thënë se ia ka ripohuar Igumenit përkrahjen e Kosovës për një Kosovë sovrane, multi-etnike.

Hovenier është shprehur i nderuar me vizitën në Manastirin e Deçanit, manastir që ndodhet në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s.

“I nderuar sot të takohem me At Savën dhe të vizitojmë Manastirin e Deçanit – monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe thesar kulturor global – dhe riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, multietnike që respekton dhe siguron lirinë fetare dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1499026863041224704?s=20&t=Y_fRTRXP8xcZG6ZZgKgcFA

Go to TOP