Hovenier: Clark vazhdon të jetë simbol i mbështetjes për popullin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, është takuar me ish-Gjeneralin Wesley Clark.

Hovenier është shprehur i kënaqur për takimin me Clark, për të cilin thotë se ka bërë aq shumë për thellimin e lidhjeve të forta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Dhe vazhdon të jetë avokat dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Ambasadori në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP