Hoti: Shqiptarët janë krenarë për rolin e tyre në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shqiptarët ndihen krenarë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët janë krenarë për rolin e tyre në mbrojtjen e popullatës herreje gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në Twitter.

“Fakt: Popullsia hebreje në trevat shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore ishte më e lartë se para kësaj lufte. Përvoja të panumërta jetësore tregojnë se si familjet shqiptare i fshehën hebrenjtë në ato kohë të tmerrshme”, ka shkruar tutje ai.

Go to TOP