Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, Tahiri: E rëndon gjendjen në Kosovë, të anulohet sot

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

Ky vendim sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duhet të anulohet sot. Me fillimin e seancës së Kuvendit, ai kërkoi që të mbahet një debat parlamentar rreth shtrenjtimit të rrymës, pasi siç tha ai, kjo e rëndon gjendjen e Kosovës.

“Kërkojmë që ta kemi mocion procedural ta fusim një pikë ku do të debatojmë për këtë vendim. Për instrumentin e kryeministrit Kurti, që tashmë është shndërruar në një instrument të tij, vërtetë e rëndon gjendjen jashtëzakonisht shumë në Kosovë. Ky vendim të anulohet sot. Ky është realitet i hidhur në vendin tonë, realitet që s’mund ta përballojë asnjë qytetarë”, tha Tahiri.

“T’i marrim mandatin e ZRrE-së sepse do të bëjnë dëme edhe më të mëdha”, tha tutje Tahiri.

Go to TOP