Hoti: LDK ka nevojë për lidership të ri dhe proces transparent reformimi

Në një deklaratë të publikuar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, Avdullah Hoti thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për lidership të ri dhe një riorganizim gjithëpërfshirës për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Hoti nënvizon se standardi i dorëheqjes pas rezultateve të dobëta zgjedhore, i vendosur në vitin 2021 dhe i përqafuar nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku, duhet respektuar. Çdo devijim nga ky standard përbën një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike.

“Secili prej nesh që mban përgjegjësi politike ka detyrimin të mos qëndrojë anash proceseve vendimtare për të ardhmen e LDK-së. Vetëm me qetësi, pjekuri politike dhe gjithëpërfshirje mund ta rikthejmë besimin e qytetarëve dhe ta kthejmë LDK-në në shërbim të Kosovës,” tha Hoti.

Ai theksoi se, nëse lidershipi nuk merr përgjegjësinë dhe nuk hap rrugën për një reformim të statutar dhe transparent, ai do të dorëhiqet nga organet drejtuese të partisë. Sipas Hotit, kjo është një qëndrim parimor për të mbrojtur statutin, standardet dhe identitetin politik të LDK-së.

Hoti thekson gjithashtu se LDK ka potencial të jashtëzakonshëm politik, njerëzor dhe programor, i cili duhet vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve përmes një reformimi të thellë dhe gjithëpërfshirës. /Kosova.info/


Go to TOP