Hodhi mbeturina nga dritarja e banesës, gjobitet qytetarja me 100 euro në Prishtinë
Është dënuar një qytetare me gjobë pasi hodhi mbeturina nga dritarja e banesës në Prishtinë.
Pasi që ishte publikuar një video të dielën ku shihet qytetarja duke i hedhur mbeturinat nga kati i tretë i banesës, i është shqiptuar gjobë me vlerë prej 100 eurosh, ka bërë të ditur Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri.
Tahiri i ka falënderuar qytetarët që kanë denoncuar rastin dhe për ndihmën që i kanë dhënë inspektorëve për identifikimin e qytetares.
Prev Post
Partitë shqiptare sfidojnë Listën Serbe
