Hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Deçan, i dyshuari në kërkim
Një incident i rëndë është raportuar në Deçan, ku sipas policisë, një person i dyshuar ka hedhur një granatë dore në oborrin e një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:39 tw martwn, ndërsa viktima, mashkull kosovar, ka njoftuar autoritetet se i dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, kishte hedhur mjetin shpërthyes në pronën e tij.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim dhe se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.
Deçan / 09.06.2026 – 05:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.
