Obiliq: Burri denoncon bashkëshorten për fyerje dhe ofendime
Një rast i dhunës psikologjike në familje është raportuar në Obiliq.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje rreth orës 08:20, një burrë ka njoftuar policinë se është fyer dhe ofenduar nga bashkëshortja e tij
Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.
“Obiliq / 09.06.2026 – 08:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është fyer dhe ofenduar nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin lënda e rastit trajtohet në procedurë të rregullt”.
