Shembet një vinç afër Rrugës A në Prishtinë, lëndohen dy persona
Dy persona kanë pësuar lëndime pasi një vinç është shembur afër Rrugës A në Prishtinë
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.
