Historia dhe rrugëtimi i këngës ‘Për mue paska kenun kismet’

Në episodin më të ri të dokumentarit muzikor, “Fjalë e tinguj” që shfaqet në RTK, këtë javë është trajtuar historia e këngës “Për mue paska kenun kismet”.

Teksti dhe melodia e kësaj krijimtarie kanë autorësinë e Palokë Kurtin, i cili edhe u njih për këngët shkodrane që la pas.

“Jaret shkodrane njihen për një teknikë më të avancuar sesa këngët e rëndomta. Nëse flasim edhe për anën muzikore, dallohet një çiltërsi dhe dihet kujt ia dedikohet. Tërhiqet nga ofshama e shumë këngëve me karakter të ahengut, sufist ose që kanë pasur një tematikë tjetër, ky merret kryekëput me dashurinë dhe çiltërsinë e vajzës”, ka thënë etnomuzikologu Krenar Doli.  

Në versionin orkestral kënga ka ardhur për herë të parë nga sopranoja Selvije Marteti, e cila ka interpretuar para bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

“Gjithë kohën ju kam drejtuar asaj duke pritur se si do të m’i jap në fund kritikat e mira, më lavdëroj. Më tha ‘Selvije e ke kënduar ashtu siç është dashur të këndohet’. Jam shumë e lumtur për këtë fakt”, ka thënë Marteti.

Go to TOP