Hisen Berisha: Kjo ishte arsyeja e përleshjes në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, pas përleshjes së opozitës dhe pozitës në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se arsyeja kryesore e përleshjes ishte gjuha e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti po bënte shpifje dhe tendenca për bashkëpunim me strukturat kriminale.

“Arsyeja kryesore ishte gjuha me të cilën po fliste kryeministri në foltorën e Kuvendit.

Shpifje dhe tendenca për ta rehabilituar bashkëpunimin me strukturat kriminale”, ka thënë Berisha.

Go to TOP