Hill thotë se Lajçaku e ka qasjen e duhur në dialog dhe përmend një “huqje” në Rambuje

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet një zgjidhje në procesin dialogues Kosovë-Serbi dhe se pyetja është se sa vendet që kanë ndihmuar këtë proces do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Hill ka vazhduar të thotë se ka shumë njerëz që ankohen rreth të Dërguarit Special  Miroslav Lajçak, por që sipas tij ai ka qasjen e duhur, derisa edhe Amerika e mbështet, raporton Kosovo-Online.

“Lajçak është duke provuar të prezantojë logjikë. Kosova ka nevojë për marrëdhënie të mira me fqinjët. Serbia nuk ka nevojë për tensione konstante. Logjika duhet të jetë normalizim i marrëdhënieve”, është shprehur Hill.

Diplomati amerikan ka theksuar se në Rambuje “ia ka huqur”, pasi që ka menduar se të gjitha vendet do të ishin pjesë e BE-së dhe që nuk do të kishte nevojë për kufi.

Go to TOP