Hëna e kuqe zbukuron qiellin e natës në të gjithë globin

Hëna e kuqe e plotë, e shfaqur këto net të tetorit, bëri që shumëkush t’i drejtojë sytë kah qielli e të shkrepë ndonjë fotografi të bukur.

Hënë e plotë në këtë kohë të vitit quhet tradicionalisht “Hëna e Gjuetarit”. Kjo pasi gjuetarët dhe fermerët thuhet se e përdornin dritën e Hënës së plotë për të korrur të korrat dhe për të gjurmuar gjahun, duke grumbulluar rezerva për dimër, transmeton Klankosova.tv

“Hëna e Gjuetarit”, njësoj si “Hëna e Korrjes” në shtator, mund të duket se ka një ngjyrë të kuqe për shkak të kohës së shkurtër midis perëndimit të diellit dhe lindjes së hënës.

Më poshtë gjeni foto të shkrepura të këtij fenomeni anë e mbanë botës.

Go to TOP