Haziri: Sot mbyllet regjistrimi i mërgatës, vota e tyre vendimtare për 7 qershorin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë thirrje për mobilizim të mërgatës në ditën e fundit të regjistrimit për votim në zgjedhjet e 7 qershorit duke e cilësuar mbështetjen e tyre si vendimtare për të ardhmen e vendit.
Ai ka theksuar se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime me familje të mërgimtarëve në Anamoravë, rajon që njihet për numrin e madh të bashkatdhetarëve jashtë vendit.
Haziri ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e vazhdueshëm të diasporës ndër vite duke theksuar se ata i kanë dhënë Kosovës “gjithçka, mundin e dijen”, dhe kanë qenë gjithmonë mbështetje në momentet më të rëndësishme.
“Në këtë kohë, më shumë se kurrë, na duhet mbështetja juaj që Republikës t’ia rikthejmë formën, besimin dhe shpresën”, ka deklaruar ai duke shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet “besë e shpresë për Kosovën”. /Kosova.info/
