Haziri: Mbështetja e Lëvizjes Vatra dhe e shqiptarëve të Luginës, nder dhe përgjegjësi për LDK-në
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Lëvizjes Vatra dhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ndaj listës së LDK-së.
Ai theksoi se problemet e pazgjidhura të shqiptarëve të Luginës do të trajtohen në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të miratuar në vitin 2013, të cilën ai kishte sponsorizuar si deputet i asaj legjislature.
Haziri falënderoi kryetarin e Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriun, ish-deputetin Fatmir Hasani, dhe të gjithë shqiptarët e Luginës për mbështetjen e tyre.
Ai e përmbylli mesazhin me premtimin se do të qëndrojë gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare, duke nënvizuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon. /Kosova.info/
