Haziri fton të rinjtë në takim me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun në Gjilan

Kandidati i LDK-së për deputet, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një takim me të rinjtë që do të mbahet të martën në Gjilan, ku të pranishëm do të jenë edhe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi publik, Haziri ka bërë të ditur se vizita do të zhvillohet në kuadër të bashkëbisedimeve me rininë dhe një vizite pune në Gjilan. Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset politike dhe vendimmarrëse.

“Ne funksionojmë mbi parimin ku të rinjtë dhe të rejat kërkojnë, ndërkaq burrat e gratë implementojnë politika të përbashkëta”, ka deklaruar Haziri.

Takimi “Hajde Folim” do të mbahet të martën, më 19 maj, nga ora 14:30, në Shtëpia e Rinisë, ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë, janë ftuar të marrin pjesë dhe të diskutojnë për çështjet që i preokupojnë.

Në fund të mesazhit të tij, Haziri ka përsëritur moton politike të subjektit të tij, duke thënë: “Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë”, ndërsa ka përmendur edhe sloganin zgjedhor të LDK-së: “#LDK113 besë dhe shpresë për Kosovën”.

Go to TOP