Haxhiu viziton familjen e Thaçit dhe Veselit për Kurban Bajram
Deputetit i Kuvendit i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bekim Haxhiu, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Vesli për festen e Kurban Bajramit.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Sot bashkë me vëllezër, miq e bashkëluftëtarë vizituam familjet e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar shëndet dhe bashkim sa më parë me më të dashurit e tyre të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!”, ka shkruar.
Prev Post
Kurti sot vizitoi veriun e Kosovës
