Haxhiu: Skema kriminale për manipulim të votave është raportuar në Polici dhe Prokurori, kërkon hetime të shpejta
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se skema e dyshuar për manipulimin e votave me postë tashmë është raportuar në Polici dhe Prokurori.
Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu tha se bëhet fjalë për një skemë të organizuar kriminale, e cila rrezikon integritetin e zgjedhjeve. Ajo kërkoi që hetimet të jenë të shpejta dhe serioze, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Hetimet serioze dhe të shpejta mund të shpëtojnë integritetin e zgjedhjeve dhe t’i vendosin para drejtësisë keqbërësit!”, shkroi Haxhiu.
Ministrja theksoi se manipulimi i votave është vepër e rëndë penale dhe se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesa për zbardhjen e rastit. /Kosova.info/
