Haxhiu reagon ashpër për rastin e Valon Sylës: Prokuroria nuk kërkoi paraburgim, kjo i inkurajon dhunuesit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj mënyrës se si Prokuroria ka trajtuar rastin e Valon Sylës, i dyshuar për dhunë ndaj një gruaje.

Sipas Haxhiut, Prokuroria nuk ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Sylës, por vetëm ndalimin e afrimit në vendin apo te personi i caktuar, përkatësisht viktima.

“Mjafton të dalësh nëpër studio, që të trajtohesh ndryshe nga sistemi i drejtësisë,” ka deklaruar ministrja.

Ajo shtoi se këto veprime jo vetëm që janë të papranueshme, por edhe e inkurajojnë dhunën ndaj grave: “Sepse therrë në këmbë nuk i mbetet. Mjerim!”

Haxhiu ka kërkuar që organet e drejtësisë të tregojnë seriozitet maksimal në trajtimin e rasteve të dhunës dhe të mos lejojnë që profilet publike të ndikojnë në vendimet ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP