Haxhiu nënshkruan udhëzimin administrativ për strehimin rezidencial

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Strehimin Rezidencial, i cili synon të përcaktojë kushtet dhe kriteret për ofrimin e shërbimeve të strehimit për fëmijët pa kujdes prindëror, të rriturit dhe të moshuarit pa përkujdesje familjare.

Ky udhëzim rregullon llojet e strehimit, kushtet për akomodimin e përfituesve si dhe numrin e tyre në institucionet përkatëse.

Përmes kësaj nisme, synohet të sigurohet një sistem më i strukturuar dhe efikas për mbështetjen e grupeve të cenueshme të shoqërisë. /Kosova.info/


Go to TOP