Haxhiu akuzon institucionet e Drejtësisë për mungesë të vullnetit për vetting-un

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e kanë ditur që reformat në drejtësi do të ketë sfidat e saj dhe se nuk do të përqafohet nga të gjithë.

“Ka individë në sistemin e drejtësisë që janë komod në pozicionet e tyre dhe çdo iniciativë lëkund pozicionet e tyre. Vettingu është tashmë një kërkesë shoqërore që e duan qytetarët e jo vetëm politika”, tha ministrja Haxhiu në RTV Dukagjini.

Ajo thotë se Vettingu ka qenë premtim zgjedhor dhe sipas saj nëse nuk do ta realizonin një premtim të tillë do të ndëshkoheshin nga qytetarët.

“Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë i bëjnë këtij procesi. Ata mendojnë se vettungu duhet të bëhet me ndryshime ligjore derisa ne duam që procesi të bëhet me ndryshime kushtetuese”, deklaroi Haxhiu.

Udhëheqja e dikasterit të Drejtësisë thotë se Këshilli Prokurorial e ka frikën te reduktimi i numrit të anëtarëve që planifikojmë ta bëjmë.

Haxhiu vlerëson se një njeri i ndershëm nuk ka pse të ketë frikë procesin e vettingut.

Go to TOP