Havolli prezanton digjitalizimin e parkingjeve në Prishtinë: sistemi IoT për transparencë dhe efikasitet

Sokol Havolli, Drejtori i Prishtina Parking, njoftoi fazën e dytë të digjitalizimit të parkingjeve në kryeqytet, duke prezantuar një sistem të avancuar IoT (Internet of Things).

“Ky sistem do të ofrojë informacion në kohë reale lidhur me gjendjen e parkingut duke treguar nëse një vend është i zënë apo i lirë. Gjithashtu, sistemi do të identifikojë nëse në një vend të caktuar parkon një banor rezident apo një vizitor”, ka shkruar Havolli.

Sipas tij, ky inovacion synon të përmirësojë menaxhimin e parkingjeve në Prishtinë dhe të rrisë efikasitetin për banorët dhe vizitorët. /Kosova.info/

Go to TOP