Havolli: Prishtina Parking vendos teknologji të re për reduktimin e trafikut dhe lehtësimin e parkimit

Sokol Havolli, drejtor i “Prishtina Parking”, ka njoftuar për një inovacion të rëndësishëm në menaxhimin e parkimit në kryeqytet.

“Teknologjia e re që po instalohet në lagjet e Prishtinës do të komunikojë në kohë reale me sinjalistikën digjitale, duke ofruar informacion të menjëhershëm për vendet e lira të parkimit”, ka shkruar Havolli.

Ai ka thënë se, kjo pritet të lehtësojë qasjen e qytetarëve në parking dhe të reduktojë trafikun me 25-30%, i cili shpesh shkaktohet nga kërkimi i një vendi parkimi.

“Me këtë sistem të ri, qytetarët do të drejtohen nga tabelat elektronike për vendparkimet e lira, duke shmangur nevojën për të bërë xhiro në lagje”, ka përfunduar Havolli.

Go to TOP