Hasani: Mehmeti nuk është meritore për shkencëtare të vitit, ka punime të dyshimta

Hasan Salihu është njëri nga kandidatet që kishte aplikuar me 6 punime shkencore në konkursin e Ministrisë së Arsimit për Shkencëtar të vitit, konkurs i cili u mbyll më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai tha se vendosi t’i hyjë kësaj gare kur pa se në të kaluarën në shkencat sociale kishin arritur të dilnin fitues edhe kandidatët me 3 punime, derisa për periudhën njëvjeçare të konkursit kishte 6 punime/scopus si autor i parë/i vetëm dhe disa dhjetëra recensione për revistat e web of science.

Profesori i gazetarisë, Hasan Salihu, e kritikon ashpër procesin e përzgjedhjes së fituesit, duke nisur nga fakti se përzgjedhja këtë vit u vonua përtej çdo parashikim.

Madje Salihu pretendon se fituesja e çmimit nuk ishte meritore. Sipas tij, 2 nga 4 punimet, të cilat ajo i prezanton si autore e parë, janë të botuara nga një botues i dyshimtë i quajtur Multidisciplinary Digital Publishing Institute (MDPI), sepse i njëjti figuron në listën e faqes PREDATORY REPORTS si publikues PREDATORY apo GRABITÇAR.

Edhe Salihu është ankuar në Ministrinë e Arsimit për përzgjedhjen e këtij viti.

Profesor doktor Hasan Salihu ka kërkuar nga MASHTI anulimin e vendimit për shpalljen e fituesit “Shkencëtar i vitit 2022”; – Rishqyrtimin e dosjeve të aplikuesve nga Këshilli Shkencor i Ministrisë; – Respektimin e UA 01/2018, i cili përjashton revistat e dyshimta; – Respektimin e konkursit, i cili parashikon 3 çmime për Shkencëtar dhe Shkencëtare të vitit 2022.

Go to TOP