Haradinaj pret ambasadorin britanik, i flet për anëtarësimin në NATO si “domosdoshmëri për Kosovën”

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë priti në selinë e AAK-së, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin foli për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – MB.

Haradinaj po ashtu, sipas komunikatës për shtyp, i foli ambasdaorin edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Atltantikut të Veriut (NATO) si “domosdoshmëri.”

Postimi i plotë:

Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës.

Kosova vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Go to TOP